Flash News

E-TJERA

“Më kanë rënë flokët”, Alimadhi flet për pasojat e Covid-19: Kam shqetësime prej 10 muajsh

“Më kanë rënë flokët”, Alimadhi flet
Adriatik Alimadhi

Deputeti Adriatik Alimadhi ka treguar pasojat afatgjata të sëmundjes nga koronavirusi. Ai thotë se shqetësimet vazhdojnë edhe pasi kanë kaluar 6 muaj nga infektimi me Covid-19.

Një nga pasojat që deputeti ka pasur është rënia e flokëve. Ai ka postuar nëj foto në Facebook, ku vihet re ndryshimi. Alimadhi tregon se dhe nga bisedat me njerëz të tjerë që e kanë kaluar virusin, pasojat vijojnë të ndihen për një kohë të gjatë.

Deputeti bën me dije se vijon të ketë shqetësime prej 10 muajsh.

Ajo qe me duhet te ndaj te kuptueshme me opinionin publik dhe qe duket jane fotot, njera ne fund te muajit korrik dhe fotoja tjeter sot, ku tregon renien e flokut. Mos u merzitni asnjehere, pra jam duke u rikthyer ne gjendjen e meparshme, pavarsisht kohes se gjate mbi 10 muaj. Pergjigjja e doktoreve per rreth gjashte muaj mendoj se nuk eshte e sakte, sepse personalisht edhe pas kesaj kohe i kam te gjitha shqetesimet e ngritura nga prekesit e tjere te Covid-19, duhet kohe me shume, ose nuk ka kohe te percaktuar mendoj. Pas kesaj mos mendoni se keni prekje virusi, qe ta kaloni ate sa me lehte”, shkruan Alimadhi në Facebook.

“Më kanë rënë flokët”, Alimadhi flet

 

Të fundit