Flash News

E-TJERA

Me kapuç dhe armë, del foto e grabitësit te '5 Maji'

Me kapuç dhe armë, del foto e grabitësit te '5 Maji'

Një pikë këmbimi valutor është grabitur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e '5 Majit'. Autori i dyshuar i grabitjes është kapur nga kamerat e sigurisë dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

Siç shihet edhe në foto, autori ka qenë i veshur me një jelek të zi, xhup blu dhe me kapuç në kokë, duke tentuar të fshehë identitetin dhe të vështirësojë identifikimin e tij.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Të fundit