Flash News

E-TJERA

“Më keni shtrembëruar fotot”, e përfshirë në skandalin e Onkologjikut, mjekja i drejtohet ashpër gazetarëve

“Më keni shtrembëruar fotot”, e përfshirë

Mjekja Alketa Ymeri (Pere), e përfshirë në skandalin e Onkologjikut ku pacientët e sëmurë me kancer dërgoheshin në privat për të marrë shëbrim, ka folur për mediat para se të njihet me masën e sigurisë para Gjykatës së Tiranës.

Ymeri u tregua e ashpër me gazetarët të cilëve iu drejtua vazhdimisht me gjuhë të ashpër. Mjekja mohoi të jetë përfshirë në skandal, teksa tha se Onkologjiku ka nevojë për një ndryshim rrënjësor.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë që pacienti të shkojë në spital privat. Duhet të hetohen të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë. Duhet një ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam komplet e pafajshme. Në asnjë klinikë private unë nuk punoj. Sepse më keni mërzitur ju gazetarët më keni shtrembëruar fotot. Më interesojnë edhe ato fotot me sytë kështu me sytë ashtu. Në Shqipëri mungon etikeën. E ruaj deri në fund etikën sidomos me pacientin. Duhe të ndryshojë struktura e spitalit të ndryshojnë pajisjet. Duhet të sqarohen mirë gjërat se kush i ka drejtuar gjërat në privat”, deklaroi mjekja e Onkologjikut.

Nën masën e detyrimit të paraqitjes së caktuar deri tani, mjekja u pyet nga gazetarët nëse do të vijonte punën pranë QSUNT pasi ndodhet në kushtet e ndalimit. Pere u acarua dhe iu drejtua gazetarit duke i thënë “kush je ti ore ti s’je askushi”.

Të fundit