Flash News

E-TJERA

Me kërkesë të SPAK, futet në regjimin “41 biss” një tjetër i dënuar

Me kërkesë të SPAK, futet në regjimin “41 biss”

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur futjen e Klement Çalës në regjimin e ashpër të vuajtjes së dënimit, në kuadër të një vendimi të miratuar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë dhe pas kërkesës së SPAK.

Çela, i cili u dënua për grabitjen spektakolare të 4.6 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit në vitin 2019, do të vuajë dënimin në kushte më të rrepta sigurie.

Ky veprim ka ngjallur reagime nga të gjithë ata që ndjekin procesin e drejtësisë, duke e parë si një masë për të garantuar rendin dhe sigurinë brenda institucioneve penitenciare, si dhe për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për ndikim në hetime dhe procese gjyqësore.

Regjimi i ashpër përfshin kushte më të rënda për të burgosurit, duke i kufizuar mundësitë për lëvizje dhe kontakt me të tjerët, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimet e mëtejshme.

 

Të fundit