Flash News


E-TJERA

“Më kishin zënë rrugën komunistët”, Zogaj: Spekulative pretendimi i Rama për lëvizjen studentore, organizoi përkujtimoren e John Lennon

“Më kishin zënë rrugën komunistët”, Zogaj:
Preç Zogaj, shkrimtar

Shkrimtari, Preç Zogaj, një prej protagonistëve të ngjarjeve që kulmuan me rrëzimin e diktaturës komuniste dhe lejimin e pluralizmit ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë intervistës në Politik On në RTV Ora me Alfred Lelën tregoi për lëvizjen studentore të vitit ’90 se pse nuk u anëtarësua në Partinë Demokratike.

Sipas Ramës, zgjodhi të ishte në PS pasi në PD e kishin zënë radhën komunistët.

Në partinë ku më takonte të isha e kishte zënë rrugën një radhë e gjatë komunistësh, me Saliun në krye”, tha Rama ndër të tjera.

Duke folur në ‘News 24’, Zogaj thotë se atë ditë Rama ka qenë në Greqi dhe nuk kishte nga ta dinte për lëvizjen studentore, por sipas tij intriguese për vendndodhjen është fakti se mungoi në një aktivitet që Rama kishte marrë pjesë në parapërgatitje, përkujtimi i këngëtarit John Lennon.

“Rama ka qenë në Greqi, në Korfuz ose diku tjetër me familjen e vet. Mungesa e tij në lëvizjen studentore ka shpjegim se nuk parashikohej se do ndodhte në 8.

Ajo që ma ka intriguar me vendndodhjen e Ramës, ka të bëjë me sallën e instituti të arteve po atë ditë që ishte një përshpirtje për këngëtarin Jon Lenon. Guxojnë disa studentë që festojnë 10 vjetorin , ishte provokim. Rama si ish pedagog me rol me rëndësi në këtë parapërgatitje me ndryshimet që po vinin, mungon në këtë ngjarje të planifikuar.

Është spekulim të thuash që gjeta disa komunistë, ata që u ngritën për ndryshime ishin pjesë e sistemit.

Ata ishin bij komunistësh dhe ata u ngritën. Me tha Pjetër Arbnori: kur dolët ju, isha në radhën e 7 i fshehur, nuk dilnim dot se ishim në shënjestër, se do na arrestonin, kurse ju jo se ishin pjesë e sistemit.

Ata që firmosën themelimin e PD, ata komunist ose ish komunistët dorëzuan teserat. Deklarata e Ramës është plotësisht spekulative. Ata ish komunistë po bënin një akt demokratik, e porsa krijuar nga studentët”, tha Zogaj për ngjarjen e 30 viteve më parë.

Të fundit