Flash News

E-TJERA

Me kokainë në makinë gati për shitje, arrestohet 35-vjeçari

Me kokainë në makinë gati për shitje, arrestohet

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga  është vënë shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në Pogradec.

"Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 1, Pogradec, me mjetin tip "Benz", gjatë kontrollit së të cilit iu gjetën e sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale." thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Të fundit