Flash News

E-TJERA

Me kostum sportiv dhe pranga në duar, arrestohet në Shkodër i shumëkërkuari Shkëlzen Xhenje

Me kostum sportiv dhe pranga në duar, arrestohet në Shkodër i

Policia e Shkodrës ka arrestuar të shumëkërkuarin Shkëlzen Xhenje. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas operacionit "Metamorfoza".

Xhenje njihet si person me precedent të theksuar kriminal, pasi në vitin 2021 qëlloi me armë zjarri dy persona në Shkodër. Shkëlzen Xhenje është arrestuar në fshatin Kuç. 

32-vjeçari është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Lezhës për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Njoftimi:

Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë një shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

32-vjeçari i ndaluar, me precedent tejet të theksuar kriminal,

•i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”;

•qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021;

•futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.

Falë hartimit të detajuar të veprimeve operacionale, konspiracionit të plotë, koordinimit të shërbimeve dhe punës intensive të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga ato të Repartit Special “RENEA”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor i koduar “Historiku”.

Operacioni rezultoi me lokalizimin në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. Xh., 32 vjeç.

32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit