Flash News

E-TJERA

Me kthjellime dhe alternime, si parashikohet moti në fundjavë

Me kthjellime dhe alternime, si parashikohet moti në fundjavë

Vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe për këtë fundjavë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje. Për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të mbeten të freskëta ndërsa në ato të mesditës relativisht të larta për periudhën që ndodhemi për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.

Me kthjellime dhe alternime, si parashikohet moti në fundjavëMe kthjellime dhe alternime, si parashikohet moti në fundjavë

Të fundit