Flash News

E-TJERA

Me kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Me kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

 

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. 

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët. 

 Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, kurse përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Të fundit