Flash News

E-TJERA

“Më kundërshtoni”, gazetari sfidon Prokurorinë e Elbasanit: Në burgun e Peqinit ka palestër private me abonim 100 Euro

“Më kundërshtoni”, gazetari sfidon Prokurorinë e

Në burgun e Peqinit ka palestër private ku të burgosurit paguanin 100 Euro për ta frekuentuar.

Deklarata e fortë erdhi nga gazetari Spartak Koka në emisionin “Opinion” në Tv Klan, sipas të cilit është në pronësi të GJ.K..  

Për këtë, gazetari Koka ka thënë se sfidon Prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Burgjeve që ta kundërshtojnë nëse nuk është e vërtetë.

Pjesë nga biseda në studio:

Spartak Koka: A e dini ju situatën që në observim 37 të burgosur lejohen ligjërisht?

Erinda Ballanca: Jo, nuk lejohen.

Spartak Koka: Po pra, po cila është e hiporbelizuar? A e dini ju që kishte palestër private që i burgosuri paguante 100 Euro për t’u futur në palestër? A e dini?

Erinda Ballanca: Është e pavërtetë.

Spartak Koka: Nëse unë po gënjej, e sfidoj tani prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Burgjeve që ta kundërshtojë. Palestër private që paguanin 100 Euro të burgosurit e tjerë nëse doni të hyni tek kjo palestër me pajisjet më të fundit e shtetasit me iniciale GJ.K. e ka me raport aty. 49 pajisje kanë ngelur akoma pa i transferuar në burg tjetër.

 

Të fundit