Flash News

E-TJERA

Me kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit

Me kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e

Për ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare e të ndendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para 24-orëshit deri në mëngjes, fillimisht në jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Lokalisht reshje shiu priten hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kurse në orët e mesditës dhe pasdite priten reshjet me intensitet të ulët qe lokalizohen në veri e pjesërisht në relievet malore në juglindje.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.
Në lartësinë mbi 900-1000 metra në verilindje-juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht derimesatar kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, kurse përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do kete shpejtësi deri në 17m/s.

Të fundit