Flash News

E-TJERA

Me kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për fundjavën

Me kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë fundjavës. Kjo për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Për sot moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë intervalet me kthjellime të herëpashershme.

Përkeqësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e diel. SHMU bën me dije se të dielën vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Për këto dy ditë era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.

Me kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti përMe kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për

Të fundit