Flash News

E-TJERA

Me kushte të paqëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti sot

Me kushte të paqëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti sot

 

Ditën e hënë vendi ynë don të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime, në zonën e veriut. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jugut dhe qendër. Në periudha afatshkurtra reshjet priten në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut reshjet e shiut do te jene të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet, lugina dhe male pritet të arrijë deri 14m/s.

Të fundit