Flash News

E-TJERA

Me kushte të qëndrueshme, si parashikohet moti në fundjavë

Me kushte të qëndrueshme, si parashikohet moti në fundjavë

Edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës me rrahje era në lugina dhe bregdet me shpejtësi deri në 6-10 m/s.

Me kushte të qëndrueshme, si parashikohet moti në fundjavëMe kushte të qëndrueshme, si parashikohet moti në fundjavë

Të fundit