Flash News

E-TJERA

“Më lini të vras edhe një”, gazetari rrëfen deklaratën e Dan Hutrës në momentin e arrestimit

“Më lini të vras edhe një”, gazetari rrëfen

Dan Hutra, i cili vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, nuk e kishte përfunduar masakrën e nisur nga ish e dashura e deri te bashkëjetuesja. Autori i masakrës në Paskuqan do të vijojnë me vrasjet nëse nuk do të ishte arrestuar nga policia.

Gazetari Spartak Koka ka treguar në “Opinion” se Hutra në momentin e arrestimit iu ka kërkuar efektivëve ta lejonin të kryente edhe një vrasje tjetër. Sipas Kokës, Hutra kishte vendosur në shënjestër Rrahman Selën, të cilin e konsideronte përgjegjës për vdekjen e të atit..

"Ajo që mësuam dhe kemi edhe dëshminë e këtij personi që ka marrë policinë, është se këta nuk e dinin që ishte i armatosur, e ka pasur në tokë (armën) dhe u ka thënë “mund t’ju vras dhe ju tani, por s’po ju vras sepse ju jeni të shtetit dhe nuk kam punë. Duhet të më kishit lënë të kryeja edhe një vrasje”. Ai donte të vriste një person i cili është nga Sharra. Është Rrahman Sela, një personazh i njohur i tij. Ai u ka thënë policëve se ky person është përgjegjës për vdekjen e të atit të tij, që nuk ka lidhje fare me këtë gjë. Pozicionimi i tij në kodër, ai nuk po arrinte dot të dallonte se kush ishte shtëpia e tij, në atë moment, ishte për ta survejuar dhe për t’i vajtur në shtëpi. Pra nga kodra tek shtëpia e Rrahman Selës jemi 200 apo 300 metra larg.

Synimi ishte që të futej edhe tek shtëpia e Rrahman Selës, që nuk ka lidhje, që nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm me të, por që i ishte fiksuar dhe donte të kryente edhe këtë vrasje. Pra synimi i tij pse ka ardhur në znën e Sharrës dhe të Vaqarrit, ka qenë vetëm për këtë qëllim. Këtë e konfirmon edhe dëshmitari që përshkruan dhe momentet e arrestimit", tha Koka.

Të fundit