Flash News

E-TJERA

Me lule dhe pankarta, i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçares shqiptares Ilaria Sula

Me lule dhe pankarta, i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçares shqiptares

Mbahet sot funerali i Ilaria Sulës, studentes shqiptare që u vra nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson.

Në shtëpinë e 22-vjeçares në Terni janë mbledhur qindra qytetarë, të gjithë familjarë, miq dhe shoqata të dhunës kundër grave.

Nga pamjet e publikuara nga mediat italiane, momente prekëse shfaqen kur nëna e Ilarias, Gëzime Sula shfaqet duke thirrur emrin e së bijës mes lotësh.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.

 

Të fundit