Flash News

E-TJERA

Me lule e ëmbëlsira/ Ulet avioni i parë në Kukës, Rama publikon fotot: Me këmbë të mbarë

Me lule e ëmbëlsira/ Ulet avioni i parë në Kukës, Rama

Këtë të premte është ulur avioni i parë në aeroportin e Kukësit, i njohur ndryshe si “Zayed-Flatrat e Veriut”. Kanë qenë 67 pasagjerë që janë nisur nga Zyrihu me avioni e kompanisë ajrore zvicerane "Helvetic Airlines" dhe janë ulur rreth orës 12:45 në aeroportin e Kukësit, i hapur sot zyrtarisht për fluturimet komerciale.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet me foto nga momenti i uljes së avionit teksa uron “me këmbë të mbarë”. Pasagjerët e parë  janë pritur me lule dhe karamele nga stafi i aeroportit.

"Me këmbë të mbarë në Kukës. Sot në aeroportin "ZAYED-Flatrat e Veriut"" shkruan Rama krahas fotove.

Të fundit