Flash News

E-TJERA

Me makinë të blinduar, momenti kur shoqërohet nga policia nipi i deputetit të PS

Me makinë të blinduar, momenti kur shoqërohet nga policia nipi i

Policia ka ndaluar sot Ramazan Rrajën nipin e deputetit të PS, Rahman Rraja. Mësohet se ai është ndaluar gjatë një aksioni policor teksa lëvizte me makinë të blinduar në Qafe-Kashar.

Siç duket edhe nga foto e Euronews Albania, Rraja del nga një automjet i blinduar dhe më pas është shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje. Mësohet se Rraja është shoqëruar bashkë me dy kushërinjtë e tij, teksa Policia e Tiranës po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara.

Me makinë të blinduar, momenti kur shoqërohet nga policia nipi i

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë Krujës për t’u marrë në pyetje por në atë kohë nuk është gjetur. 

 

 

Të fundit