Flash News

E-TJERA

Me masa të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, si parashikohet moti në fundjavë

Me masa të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, si parashikohet

Ketë fundjavë mbi vendin tonë fillojnë gradualisht të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, për sot moti parashikohet i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në momentin e zhvillimit të vranësirave në këto zona reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. 

Nga relativisht të njejta kushte atmosferike vendi ynë do të ndikohet edhe për ditën e Diel. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut. Në relievet e larta malore në jug në orët e nxehta të ditës reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

 

Të fundit