E-TJERA

"Më mbajtën gjallë", me maskë oksigjeni këngëtarja Justina Aliaj tregon përvojën me Covid-in: Mos e provoni atë që kalova unë

"Më mbajtën gjallë", me maskë oksigjeni
Në foto: Artistja Justina Aliaj

Artistja Justina Aliaj ka kaluar rrezikun në betejën e saj me COVID-19, ndërsa tashmë është drejt rikuperimit të plotë.

Përmes një video-mesazhi, Aliaj ka treguar eksperiencën dhe ditët e saj më të vështira gjatë infektimit, ndërsa nuk mungon as thirrja për qytetarët që të përdorin maskat.

"Sëmundjen që më zuri e kam përballuar jashtëzakonisht vështirë. E përjetova keq, pasi nuk e dija se çfarë ishte kjo diagnozë. Kështu rrodhën ditët, me temperaturë 39 e gjysmë dhe nisi mjekimi intensiv. Kisha një kronikë pak më të rënduar. Kjo zgjati ditë e ditë, shtrirë në shtrat. Nuk isha në gjendje. Kisha këputje të jashtëzakonshme, përjetime të jashtëzakonshme, muskujt sikur ishin shkëputur nga kockat. E vetmja shpresë ishte që më mbajtën gjallë doktorët.

I kam në shpirt dhe do i mbajë deri sa të jetojë. Nuk harroj ca më kanë thënë. Më thanë se ‘ti do të dalësh që këtu e shëndosh’. Siç ishte doktor Tritan Kalo, që më dha garanci, apo doktoreshë Nevila apo kryeinfermierja. Dhe kam shpëtimtaren time, profesoreshën Najada Çomo. Ajo më fali një jetë të dytë. Këta doktorë e kanë bërë prej vërteti detyrën, i lumtë shpirti. Kaq bukur kanë punuar. Unë nuk mund të lë pa përmendur dhe prapavijën, infermierë e sanitarë.

Ju falënderoj me dorë në zemër për atë gatishmëri dhe fjalë të ëmbël, që më shpëtuat, për prapavijën. Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë”, tha Justina Aliaj.

Të fundit