Flash News

E-TJERA

“Më mirë ‘riedukim’ se sa gojën mbyllur”, gazetarët protestë para kryeministrisë

“Më mirë ‘riedukim’ se sa gojën mbyllur”,

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit të A2 CNN Klevin Muka shërbeu si një thirrje për t’i thënë ‘jo’ riedukimit që kryeministri vendosi ndëshkim ndaj çdo gazetari, i cili i drejton pyetje që Ramën ‘e prekin’.

Ndaj, sot në orën 19:00, gazetarët u ngritën në protestë para Kryeiministrisë për të kundërshtuar riedukimit e kryeministrit.

Disa prej tyre vendosën ngjitës të zi në gojë në formë simbolike, ndërkohë që në mbështetje te gazetarëve kanë ardhur dhe banorë të 5 majit, apo dhe të Kodrës së priftit.

Rasti i Klevin Mukës ishte i përsëritur, pasi edhe në konferencën e disa muajve më parë ku Rama u shfaq me ministrin Ulsi Manja, kryeministri sulmoi Klevin duke e quajtur pyetjet e tij asokohe jashtë etikës profesionale.

Të njëjtën metodë ndëshkimi, Rama ndoqi edhe me gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta, e cila gjatë një dalje e Ramës për mediat nga selia rozë kërkonte me ngul që ky i fundit t’i përgjije pyetje së saj pasi kryeministri po e anashkalonte.

 

Të fundit