Flash News

E-TJERA

“Më mirë vras veten” , Goxhara nuk pranoi të dorëzohej, një muaj më parë kërcënoi inxhinierin

“Më mirë vras veten” , Goxhara nuk pranoi të

Detaje të reja kanë dalë për plagosjen e Lorenc Kostës nga ish-komandati i Shqiponjave, Ervin Goxherja, ngjarje që ndodhi një ditë më parë.

Pasi e plagosi, Goxhara ndaloi, e filmoi me celular dhe videon ia dërgoi kunatit të tij. Po ashtu, ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut.

Rrugës në taksi, Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur "më mir vras vetën se të kalbem në burg".

Në zonën e “Freskut” ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap por polici i kufirit ka arritur të largohet.

Po ashtu, sipas hetimeve rezulton se polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta duke e kërcënuar me jetë për motive xhelozie.

Goxhara dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me Kostën.

Të fundit