Flash News

E-TJERA

Me mision në Kabul, kthehen në atdhe grupi i ushtarëve shqiptarë

Me mision në Kabul, kthehen në atdhe grupi i ushtarëve

Janë rikthyer në atdhe ushtarët shqiptarë të Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë, të cilët morën pjesë në një mision në Kabul.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka postuar disa foto nga momenti i mbëritjes së grupit të ushtarëve shqiptarë.

"Mirëseerdhët në atdhe! - Kthehet Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan." shkruan Peleshi.

Të fundit