Flash News

E-TJERA

“Më morën nga familja”, transgjinorja denoncon shfrytëzimin brenda komunitetit LGBT+

“Më morën nga familja”, transgjinorja denoncon

Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj përfaqësuesve të komunitetit LGBT+, duke pretenduar se është manipuluar dhe keqpërdorur prej tyre.

E ftuar në “Review” në Euronews Albania, Myrto tha nën premtimin për mbështetje dhe ndihmë ekonomike, ajo është futur në një rrjet presioni, mashtrimesh dhe kërcënimesh.

“Më morën me idenë se do më ndihmonin sepse isha e varfër dhe me rezultate të shkëlqyera në shkollë, por më vonë gjithçka ndryshoi,” – rrëfeu ajo, duke shtuar se i ishte kërkuar të gënjente për situatën e familjes, me qëllim që të përdorej për qëllime propagandistike.

Myrto tha se pas një periudhe në një strehë të komunitetit LGBT, ajo u përball me mungesë mbështetjeje reale dhe trajtime degraduese.

“Na premtuan ndihmë, por në fund as gjërat më bazike nuk i siguronin. Më lanë në mëshirë të fatit dhe po të kisha qëndruar, do përfundoja si shumë të tjera – në rrugë,” – u shpreh ajo me tone emocionale.

Ajo akuzoi disa prej drejtuesve të organizatave që veprojnë në emër të komunitetit për përfitime financiare dhe politike, duke thënë se fondet e mëdha që deklarohen për mbrojtjen e të drejtave të personave LGBT nuk përkthehen në mbështetje konkrete për njerëzit në nevojë.

“Flasin për barazi dhe dinjitet, por në realitet përdorin historitë tona për interesat e tyre. Ata marrin fonde të mëdha dhe nuk ndërtojnë asnjë strukturë që të ndihmojë realisht personat vulnerabël,” – deklaroi Myrto, duke theksuar se më pas është larguar dhe i është bashkuar një organizate tjetër.



Të fundit