Flash News

E-TJERA

Me municion në banesë, vëllai i deputetit të PS shpëton me 'detyrim paraqitje'

Me municion në banesë, vëllai i deputetit të PS shpëton

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të vendosur masën “detyrim paraqitje” ndaj Denis Hasallës, vëllai i deputetit socialist Saimir Hasalla.

Masën “detyrim paraqitje” e kërkoi prokurori Xhelian Seferi, gjatë seancës gjyqësore për vlerësimin e ndalimit dhe arrestit në flagrancë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

E njëjta masë u dha edhe për Bledar Çullhajn.

Denis Hasalla u arrestua pasi gjatë kontrolli në banesën e tij iu gjet municion luftarak dhe rreth 30 fishekë.

Operacioni u krye nga Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të një vendimi të Gjykatës për lejimin e kontrolleve në kuadër të një procedimi penal të nisur që prej vitit 2024. Ky procedim është i lidhur gjithashtu edhe me hetimet mbi abuzimet financiare të kryera nga kompania "Eco Elb".

Të fundit