Flash News

E-TJERA

“Këtu si në Shqipëri duhet një lidhje me shtetin”/ Zbardhen përgjimet që çuan pas hekurave Elsa Lilën

“Këtu si në Shqipëri duhet një lidhje me

Janë zbardhur përgjimet e këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila, të cilat e implikojnë atë në trafikun e drogës. Ajo u arrestua një ditë më parë nga policia italiane, pasi dyshohet se mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës.

Mediat italiane shkruajnë se grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjuar nga policia. “Shko, shko atje, ndërro vend”, mësohet ti ketë thënë Lila një trafikanti.

Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.

Lila nuk ka është shprehur e frikësuar nga policia, duke qenë e sigurt se njohjet e saj do ta mbronin nga drejtësia.

“Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin. Si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”, ka thënë Lila në përgjime.

Veç Elsa Lilës, në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë boksierin Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”. Ndërkohë, kryetari i bandës, është ende në kërkim nga autoritetet italiane.

 

Të fundit