Flash News

E-TJERA

“Më pa shtrembër”, mësohet arsyeja pse shqiptari vrau turkun: Thjesht doja ta trembja

“Më pa shtrembër”, mësohet arsyeja pse shqiptari vrau

Këtë të hënë është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për vrasjen e ndodhur më 7 Gusht të vitit 2019 në Lajpcig të Gjermanisë, ku u ekzekutua turku 24-vjeçar, Emrah K. dhe si autor i kërij krimi akuzohet 36-vjeçari shqiptar Mariglen M.

Sipas mediave gjermane, nga ajo çfarë ka deklaruar 36-vjeçari shqiptar në seancën gjyqësore, mësohet se ky i fundit ishte paraqitur me shokët e tij para lokalit të Emrah K. rreth orës 2:30 të 7 Gushtit 2019 dhe kishte hedhur një vështrim në lokal për të parë sesi ishte atmosfera atje.

Por, shqiptari tregon se turku e kishte parë shtrembër dhe kjo ka sjellë konflikt mes tyre fillimisht. Pas një beteje të shkurtër fjalësh, 36-vjeçari nxori një pistoletë gjysmë automatike Glock 9 mm dhe qëlloi në drejtim të Emrah K. Turk nxitoi në kafenenë e tij dhe u kthye më pas me një pistoletë ajri.

Kjo gjë, sipas aktakuzës, e shtyu shqiptarin të qëllonte për herë të fundit në drejtim të gjoksit të turkut, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.

Me dorën e tij të majtë në Kuran, Mariglen M. u betua gjatë seancës gjyqësore se nuk ishte qëllimi i tij për të vrarë askënd. "Unë thjesht doja ta trembja atë," pretendoi i pandehuri.

36-vjeçari shqiptar pas krimit ishte arratisur për në Shqipëri dhe më pas kishte shkuar në Spanjë, aty ku u arrestua në Tetor të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti u ekstradua në Gjermani.

Mediat gjermane thonë se hetuesit nuk kanë ndërmend të gjurmojnë ndonjë pistë tjetër për krimin, përveç motiveve banale. Gjyqi pritet të përfundojë në shtator.

“Më pa shtrembër”, mësohet arsyeja pse shqiptari vrau

Të fundit