Flash News

E-TJERA

Më pak gjumë por ditët më të gjata, sot akrepat e orës shkuan 60 minuta para

Më pak gjumë por ditët më të gjata, sot akrepat e

Pak pas mesnatës, në orën 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme akrepat e orës janë zhvendosur 60 minuta para - kjo do të thotë më pak gjumë por ditët janë më të gjata dhe do errësohet më vonë.

Kujtojmë se Bashkimi Europian ka vendosur të unifikojë orarin në nivel komunitar pas një kërkese të bërë që në vitin 2018 dhe është miratuar me 84% të votave, dhe u pasua me një rezolutë që parashikon heqjen e detyrueshme për vendet anëtare, që të ndryshojnë orën dy herë në vit.

Vendet e BE-së që kanë vendosur të mbajnë orën e verës, sot është hera e fundit që do e bëjnë këtë ndryshim, duke mos e ndryshuar më . Ndërsa ata që preferojnë të mbajnë orën e dimrit, do e bëjnë këtë ndryshim për herë të fundit, të dielën e fundit të tetorit të 2021-shit - sipas projektligjit të miratuar nga eurodeputetet me 410 pro, 192 kundër, 51 abstenim.

Ende nuk dihet se si do të procedohet me Shqipërinë, nëse do vazhdojë ta ndryshojë orën apo do i përshtatet disa vendeve të BE-së që kanë vendosur të mos ndryshojnë më orën.

Historia e ndryshimit të orës

Qëllimi kryesor i "Kursimit të kohës së ditës (dritës natyrale) - që quhet "Koha e Verës" në shumë vende në botë është të përdorë më mirë dritën e ditës, pra atë natyralen. Disa vende të ndryshme në botë kanë data të ndryshme të ndryshimit të orës. Rrëshqitni kursorin mbi hartë për të parë se si ndikon ndryshimi i orëve në gjerësi të ndryshme.

Nëse jetoni afër ekuatorit, dita dhe nata janë gati të njëjtën gjatësi (12 orë). Por diku tjetër në Tokë, ka shumë më shumë dritë dite në verë sesa në dimër. Sa më afër të jetoni me Polin e Veriut ose të Jugut, aq më e gjatë do të jetë periudha e dritës së verës. Kështu, 'Koha e Kursimit të Diellit' (Koha e Verës) zakonisht nuk është e dobishme në vendet tropikale dhe vendet pranë ekuatorit zakonisht nuk e ndryshojnë orën.

Sipas disa burimeve, koha e kursimit të ditës - pra, dritës natyrale - kursen energji. Bazuar në një studim të bërë nga Departamenti i Transportit të SHBA-së, në 1975, tregoi se kjo kohë shkurtoi përdorimin e energjisë elektrike në të gjithë vendin me një sasi të vogël, por të konsiderueshme, rreth 1% çdo ditë, sepse më pak energji elektrike përdoret për ndriçim dhe pajisje. Në mënyrë të ngjashme, në Zelandën e Re, kompanitë e energjisë kanë zbuluar se përdorimi i energjisë zvogëlohet 3.5% kur fillon kursimi i ditës. Në javën e parë, konsumi i pikut në mbrëmje zakonisht bie rreth 5%.

Burime: European Parliament & Web Exhibits/  Përshtati në shqip: Politiko

 

Të fundit