Flash News

E-TJERA

Më pak testime, bie numri i infeksioneve në vend. Një humbje jete nga Covid-19

Më pak testime, bie numri i infeksioneve në vend. Një humbje jete

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se një qytetare nga Fieri 84 vjeçe humbi betejën me virusin.

Ndërkohë, nga 937 testime, kanë rezultuar 427 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 427 qytetarë, në këto bashki:

220 në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë, 

Janë 9,201 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Fieri 84 vjeçe.

Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284,013 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Të fundit