Flash News

E-TJERA

Raporti i KLSH për "Zyber Hallullin"/ PD dhe PL: Skandal! Banda e 'Rilindjes' ka vënë dorë te buka e jetimëve

Raporti i KLSH për "Zyber Hallullin"/ PD dhe PL: Skandal! Banda e

KLSH me gjetje skandaloze në Shtëpinë e Fëmijës "Zyber Hallulli", ka dështuar qeveria, Ministria e Çështjeve Sociale dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit që duhet të garantonte një përgjegësi shtetërore.

Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë kanë reaguar mbi gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstatoi se në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli", nuk është respektuar niveli i kuotave financiare për shërbimet ditore mbi ushqimet dhe fëmijët kanë konsumuar më pak ushqim sesa është përcaktuar me ligj.

Në një deklaratë për mediat para kësaj ndërtese, deputetja Ina Zhupa tha se kjo tregon dështimin e shtetit, duke nënvizuar se përgjegjësit e këtij skandali duhet të dalin para ligjit.

“Nga ana tjetër KLSH parashikon që ky institucion është një institucion që nuk i zbaton rregullat e miratuara nga vetë shteti. Kemi dështuar të gjithë si shtet. Ka dështuar qeveria, ka dështuar ministria e çështjeve sociale. Ka dështuar gjithë zinxhiri i kontrollit që duhet të garantonte një përgjegësi shtetërore siç është mirëqenia e këtyre fëmijëve që është detyrë e shtetit.

Partia Demokratike e ka për detyrë, e ka për përgjegjësi dhe e ndjen që duhet të bëjë gjithçka në këtë drejtim për të arritur të drejtën në vend, por për të vënë para përgjegjësive ata që janë shkaktarët e kësaj situatë sot. Që nga ministrja e çështjeve sociale e deri tek edukatorja e fundit që mund të jetë përgjegjëse në këtë sistem të kalbur të keq administrimit të institucioneve rezidenciale publike ku janë fëmijët jetim sot.

Ky nuk është rasti i vetëm, para pak ditësh unë jam njohur si deputete e Sarandës me rastin e shpisë së fëmijëve aty, abuzimi që bëhej aty, dhunës që kishte. Dhe një seri rastesh që ne duhet të ngremë këmbanën e alarmit. Kjo është një situatë nuk do ta lemë që të kalojë si një lajm i ditës. Është tronditëse dhe për në do të jetë çështje në rend të parë të ditës, të aktivitetit tonë parlamentar dhe publik..”, u shpreh ndër të tjera Zhupa.

Deklaratën e kësaj të fundit e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryetari i PL-së, Ilir Meta. Ai thotë se ky është një skandal në kufijtë e të paimagjinueshmes. “Banda e Rilindjes ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë”, shkruan Meta.

 

 

Të fundit