Flash News

E-TJERA

Më pak vaksinime/ 17 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit, rriten rastet e reja

Më pak vaksinime/ 17 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e
Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 humbje jete nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i infeksioneve është rritur sërish krahësuar me një ditë më parë.

Nga 3975 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 1153 raste të reja. Numri i të shëruarëve është sërish më i ulët se ai i infeksioneve. MSH raporton se kanë fituar betejën me koronavirusin 928 persona.

Tirana, Fieri dhe Durrësi janë bashkitë me numrin më të lartë të rasteve ditore. Ndërkohë mosha e viktimave është nga 48-83 vjeç.

Sa i përket vaksinimit, sot kanë marrë dozën 792 persona. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 4969 vaksina.

Aktualisht në spitalet covid në Tiranë dhe në dy spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (20 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1153

Të shëruar në 24 orë      928

Të shtruar në spitale      606

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore                3975

Testime totale           436,477

Raste pozitive            99,062

Raste të shëruara        62,533

Raste Aktive               34,876

Humbje jete                1,653

Të fundit