Flash News

E-TJERA

“Më përgjuan edhe mua”, Dhuli: Policia falsifikoi provat për Belerin

“Më përgjuan edhe mua”, Dhuli: Policia falsifikoi provat

Zëdhënës i fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli deklaron se provat për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, janë falsifikuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se arrestimi i Belerit ka qenë e urdhëruar nga Edi Rama dhe pritej që të ndodhte.

Dhuli shtoi se si në përgjim është vënë edhe vëllai i tij i cili nuk ka lidhje me politikën.

Dhuli tha se arrestimi nuk ka pasur si qëllim thjesht burgosjen e Fredi Belerit, por qëllimi kryesor ka qenë mbajtja e bashkisë së Himarës.

Vendimi për Belerin ishte shkruar nga Edi Rama që në gjenezën e gjësë. Edhe vetë Beleri por edhe ne si shtab elektoral kemi qenë në dijeni. Ne nuk kishim ndonjë mekanizëm as ne si Parti Demokratike as koalicioni opozitar për t’u mbrojtur.

Ata e sajuan dosjen si deshën. Vendosën në përgjim të gjithë shtabin elektoral, madje në rastin tim vendosën edhe tim vëlla në përgjim i cili nuk ka lidhje me politikën dhe kur u desh të fotografonin veprimet operative, nuk shkuan në servis te Fusha e Aviacionit në Tiranë, ku punon im vëlla, po fotografuan një person në rrugë dhe e falsifikuan.

Këto manipulime kanë pasur një qëllim, mbajtjen me dhunë të Belerit në burg, jo thjesht për Belerin si person, por sepse duhej mbajtur bashkia e Himarës me çdo mjet e me çdo arsye”, tha Skerdjan Dhuli.

 

Të fundit