Flash News

E-TJERA

Me përqafime dhe fjalime emocionuese, deputetët që i dhanë lamtumirën Kuvendit në seancën e fundit

Me përqafime dhe fjalime emocionuese, deputetët që i dhanë

Kuvendi ka zhvilluar sot seancën e fundit parlamentare për këtë legjislaturë. Mes çështjeve të shqyrtuara në rendin e ditës, momente pikante që tërhoqën vëmendjen e medias ishin ‘lamtumirat’ e  disa prej deputetëve të Parlamentit që nga shtatori nuk do të jenë pjesë e parlamentit për t’u lënë vendin emrave të rinj të hedhur në 25 prill.

Rreth 80 deputetë nuk do rikthehen në vjeshtë, ndaj sot i dhanë lamtumirën Kuvendit dhe kolegëve. Ndër deputetët që nuk do të jenë më pjesë e elitës parlamentare për Partinë Socialiste janë: Ilir Beqaj, Ervin Bushati, Fidel Ylli, Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli e të tjerë.

Me përqafime dhe fjalime emocionuese, deputetët që i dhanë

Ndërkohë edhe në radhët e opozitës parlamentare janë të shumtë deputetët që dorëzojnë mandatin. Myslim Murrizi, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri janë ndër të shumtët që kanë thënë fjalën e fundit në seancën e sotme parlamentare, ndërsa ky i fundit u bë pjesë e Partisë Socialiste dhe garoi në zgjedhjet e 25 prillit duke u renditur i 32-ti në listën e deputetëve, çka nuk i dha mundësinë të fitonte mandatin.

Emrave të cilët largohen nga radhët e parlamentit i bashkohet edhe Gramoz Ruçi. Ai ka drejtuar sot për herë të fundit seancën parlamentare si kreu i Kuvendit të Shqipërisë, pasi në 12 qershor Ruçi njoftoi tërheqjen e tij nga politika.

Me përqafime dhe fjalime emocionuese, deputetët që i dhanë

Ndërkohë në seancën e sotme u votua edhe për kreun e Autoritetit të Medias Audiovizive. Me 83 vota pro Armela Krasniqi rrëmbeu postin e kryetares së AMA-s, duke lënë pas Alketa Dibrën me 9 vota.

Të fundit