Flash News

E-TJERA

Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë

Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, momenti kur Safet Bajri

Ky është momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 'I forti' i Shkodrës u shoqërua nga dy furgonë të Forcave RENEA.

Teksa zbriti nga furgoni, me pranga në duar, Bajri u shfaq i buzëqeshur para kamerave.

Ai është futur në ambientet e policisë, aty ku mendohet se do të vijojë procesi i marrjes në pyetje për akuzat e ngritura ndaj tij.

Një nga ngjarjet për të cilat ai akuzohet, është vrasja e Fatbardh Licit, në 2018, në Shkodër. Sipas burimeve pranë SPAK dyshohet së Safet Bajri dhe Asmer Bilali, në bashkëpunim dhe me një person të tretë, kanë kryer vrasjen e Fatbardh Licit.

Të fundit