Flash News

E-TJERA

Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, momenti kur Bllako transferohet nga gjykata në burg

Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, momenti kur Bllako

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “Arrest me burg” për ish-deputetin Alqi Bllako, i akuzuar për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash” lidhur me inceneratorin e Fierit.

Pasi u njoh me masën e sigurisë, Bllako është shoqëruar me pranga në duar dhe i rrethuar me policë nga gjykata drejt ambienteve të paraburgimit, siç duket edhe nga foto.

Sipas SPAK, Bllako akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), duke favorizuar shoqërine koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.


 

Të fundit