Flash News

E-TJERA

"Më preku kalin, u fsheha në shpellë pasi e vrava", zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Berat

"Më preku kalin, u fsheha në shpellë pasi e vrava",

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së ndodhur dje në kalanë e Beratit.

Mësohet se autori i dyshuar 63-vjeçari Kristo Mema alias Kontandin Hoxha ka reaguar ashpër pasi ka parë Keli Hoxha duke i prekur me dorë kalin.

Mësohet se i moshuari i ka thënë të riut që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.

Mema ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, ai ka deklaruar se, pas këtyre sharjeve, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.

Autori i dyshuar ka deklaruar se pasi kreu krimin ka shkuar fillimisht në banesë, më pas është fshehur në një shpellë me shpresën për t’i shpëtuar policisë.

“Shkova në banesë, lidha kalin në kasolle, mora disa ushqime dhe u fsheha në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë”, mësohet se ka thënë në polici pasi u kap pas disa orësh në arrati.

 

Të fundit