Flash News

E-TJERA

“Më prezanto ndonjë shoqe”, Gledis Nano pezullon nga detyra Shefin e Krimeve në Divjakë

“Më prezanto ndonjë shoqe”, Gledis Nano pezullon nga

Pas transmetimit në emisionin “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisar Lorenc Braho, shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj tij, për shkelje të rëndë.

“Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjës policie, sepse Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e policisë.

 

 

Të fundit