Flash News

E-TJERA

Me qeleshe në kokë, kryetari i bashkisë së New York-ut uron shqiptarët

Me qeleshe në kokë, kryetari i bashkisë së New York-ut uron

Të shumta janë urimet që Shqipëria ka mirëpritur këtë të martë me rastin e Festës së Pavarsisë.

Edhe kryetari i Bashkisë së Neë York-ut, Eric Adams, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.

Përmes një postimi në median sociale Tëitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që New York-u të lëvizë”.

Me një urim të thjeshtë, “Gëzuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, ai e mbyll postimin e tij, ku ka ndarë edhe disa foto e video.

Adams nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për komunitetin shqiptar, të vendosur në një prej qyteteve më të mëdha në botë.

Të fundit