Flash News

E-TJERA

Me qirinj dhe lule, qytetarët e Tiranës bëjnë homazhe për viktimat e autobusit në Bullgari

Me qirinj dhe lule, qytetarët e Tiranës bëjnë homazhe

Dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë bërë homazhe në nderim të 44 viktimave të autobusit që u përfshi në flakë dy ditë më parë në Bullgari.

Qytetarët e Tiranës kanë vendosur lule dhe qirinj në sheshin “Skënderbej” për të kujtuar jetët e humbura në aksidentin fatal, ku shumë prej tyre ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Ky organizim është thirrur përmes rrjeteve sociale nga aktivistë, ndërsa Shqipëria ndryshe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, dhe Bullgaria nuk shpalli ditë zie.

 

 

Të fundit