Flash News

E-TJERA

Me Ramën në Ukrainë, Abazoviç publikon videon e rrugës për në Kiev

Me Ramën në Ukrainë, Abazoviç publikon videon e

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka nxjerrë një video me pamje nga udhëtimi i tij për në Kiev. Në këtë vizitë, ai është bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Të dy liderët vendosën që të vizitonin Ukrainën, e cila që prej 24 shkurtit po përballet me agresionin rus, në shenjë solidariteti dhe për të treguar hapur mbështetjen për të.

Presidenti ukrainas, Zelensky ka bërë thirrje që sa më shumë udhëheqës të shkojnë në Kiev për t’ia bërë të qartë Rusisë qëndrimin e tyre.

Rama dhe Abazoviç u nisën dje në Kiev dhe mbetet për të parë se si do të shkojë sot vizita e tyre. Forcat ruse janë zhvendosur në lindje të Ukrainës, ku së fundmi po zhvillojnë luftime të ashpra.

Të fundit