Flash News

E-TJERA

Me reshje dhe temperatura deri në 17 gradë, si parashikohet moti sot

Me reshje dhe temperatura deri në 17 gradë, si parashikohet moti sot

Vendi ynë sot pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas Sherbimit Meteorologjik Ushatrak. 
Moti parashikohet të jetë me vranësira si dhe intervale kthjellimi në orët e mesditës.
Dita pritet të nis me reshje shiu të herëpasherëshme me intetnsitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të humbasin territor dhe intensitet e më pas ndërprerje në të gjithë territorin. Prezencë e mjegullës/ mjegullinës për shkak të reshjeve.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Në zonat malore 3° deri 13°C
Në zonat e ulëta 5° deri 16°C
Në zonat bregedetare 10° deri 17°C

Të fundit