Flash News

E-TJERA

Me reshje shiu dhe vranësira mesatare, njihuni me parashikimin e motit në fundjavë

Me reshje shiu dhe vranësira mesatare, njihuni me parashikimin e motit

Gjatë fundjavës vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, si të shtunën, ashtu edhe të dielën moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura.

Gjatë pjesës së parë të ditës së sotme, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët. Po ashtu edhe për ditën e Diel në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Për ditën e Diel nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10-12m/s.

Me reshje shiu dhe vranësira mesatare, njihuni me parashikimin e motitMe reshje shiu dhe vranësira mesatare, njihuni me parashikimin e motit

Të fundit