Flash News

E-TJERA

"Më rrëmbyen 4 burra", gjendet mamaja e dy fëmijëve! Ishte martuar me një djalë që njohu në Facebook

"Më rrëmbyen 4 burra", gjendet mamaja e dy

Është gjetur pas 8 ditësh Aureta Çauli, nënë e dy fëmijëve e cila ishte zhdukur nga Durrësi pa lënë asnjë gjurmë. Denoncimin në polici e bëri vëllai i 28-vjeçares, duke hedhur dyshime se e kishin rrëmbyer.

8-vjeçarja është gjetur në Labinot Katund, ku ishte martuar me një djalë. Ajo kishte njohur një person në Facebook dhe pasi djali ishte kthyer nga Italia, ajo kishte shkuar dhe ishte martuar me të pa njoftuar askënd.

Ajo jetonte në familjen e tij si nuse e shtëpisë. Ndërkohë që familja e djalit e kishte mirëpritur si nuse të djalit të tyre dhe janë çuditur kur policia iu ka shkuar në shtëpi për të kërkuar nënën e dy fëmijëve që i kishte deklaruar kushërirës së saj se ishte rrëmbyer nga katër persona. 

Familja e djalit nuk e kishin aspak idenë se Aureta Çauli kishte dy fëmijë dhe se ishte zhdukur dhe se familjarët ishin në kërkim të saj dhe janë habitur kur kanë parë në shtëpi policinë. Ndërkohë, policia e ka shoqëruar në polici 28-vjeçaren, ku është marrë në pyetje.

“Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë”, ka thënë Arjeta Cauli.

“Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika”, ka thënë më tej 28-vjeçarja.

Ajo është shprehur se do të shkojë tek fëmijët, por që nuk do të ndahet nga i dashuri pasi e dashuronte atë. Ndërsa në lidhje me vizitën e saj në spital, është thënë se ajo kishte pasur disa kriza nervore dhe kishte marrë qetësuese.

Të fundit