Flash News

E-TJERA

Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet 29-vjeçari në Krujë

Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet

Është vënë në pranga 29-vjeçari Aleksandër Senaj alias Aleksandër Ndoj, i konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndoj është dënuar më parë në shtetin Italian për vjedhje me armë, ndërsa në momentin e arrestimit po përgatitej për t’u larguar ilegalisht drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mirditë për veprat penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarakë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 15.10.2024.

“29 vjecari në bashkëpunim me shtetasin K.B alias K.M, (i cili aktualisht ndodhet në Itali dhe është shpallur në kërkim) në ambientet e një subjekti privat (karburant), në rrugën e Kombit në Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe kanosur me armë zjarri për dhënie pasurie pronarin e këtij subjekti shtetasin A.Xh.

Gjithashtu ndaj shtetasit A. S., alias A.N, në shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”, në mungesë, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” e ngelur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarri dhe municioneve luftarak”, pasi më datë 11.08.2024, në vendin e quajtur Dukagjin i Ri, Krujë, ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonte një shtetase rumune.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet një njoftim.

Të fundit