Flash News

E-TJERA

Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital

Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital

Disa banorë të bashkisë Dibër janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Mes banorëve ka edhe persona të mitur. Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar në helmimin e tyre.

"Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar", njofton policia.

Të fundit