Flash News

E-TJERA

"Më shkatërruat biznesin. Mëngjes, drekë, darkë"/ Policia kontroll të rinjve në bilardo, Berisha publikon videon

"Më shkatërruat biznesin. Mëngjes, drekë,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video-denoncim të ardhur në adresë të tij, ku shihet efektivët e policisë teksa ushtrojnë kontroll në një biznes.

Në video shihet teksa uniformat blu kontrollojnë disa të rinj që janë duke luajtur bilardo, ndërsa pronari i biznesit filmon efektivët. Ai ankohet se Policia ështk duke i shkatërruar bizesin ndërsa pretendon se kjo është hera e 10 që ndodh.

"Më shkatërruar biznesin. Mëngjes, drekë, darkë... Gjeni kriminelat o shok. Lokal familjar me lodra fëmijësh iu bëni kontroll. Keni ardh edhe në 2 të natës. Futuni, kontrolloni se ka kriminela. Nesër do iu çoj në Prokurori se është hera e dhjetë që ma bëni këtë punë. Lokalin e parë ma shkatërruat, ma shkatërroni dhe të dytin" dëgjohet në video pronari i lokalit duke iu drejtuar efektivëve të policisë. Nuk dihet se në cilin qytet ka ndodhur ngjarja.

Postimi i plotë:

Denoncon reprezaljet e narkopolicise ne biznesin e tij!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

Prsh z berisha. Ju shqetsoi me kte video pasi je i vetmi qe mund te ndaj kte shqetsim me ju ne kte bot. Esht hera e 10 qe me bejn te njejten reprezale pa arsye dhe pa asnje shpjegim. Ju siguroi qe kjo esht nje pjes video qe kam dergua

Të fundit