All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Me shpejtësi deri në 161 km/h dhe të dehur, pezullohen 19 leje drejtimi

All - Paragraf - 1

Me shpejtësi deri në 161 km/h dhe të dehur, pezullohen 19 leje

Policia ka vijuar kontrollet me radar në rrugën interurbane Tiranë - Elbasan - Tiranë, ku ka konstatuar një sërë shkeljesh nga drejtuesit e automjeteve.

All - Paragraf - 3

Nga kontrollet janë konstatuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, nga 130 km/h deri 161 km/h. Atyre iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe u gjobitën nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë vendosur 14 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 116 km/h deri në 127 km/h

Ndërsa në kryeqytet iu pezullua leja e drejtimit nëntë shoferëve, pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur dhe 13 gjoba me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Me shpejtësi deri në 161 km/h dhe të dehur, pezullohen 19 leje

Të fundit