Flash News

E-TJERA

Me “shtëpi bari” në Angli, pranga emigrantit: Më urdhëroi një bandë shqiptarësh

Me “shtëpi bari” në Angli, pranga emigrantit: Më
Në foto: Sadik Kastrati

Policia angleze ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar pasi u kap brenda një ‘shtëpie bari’ duke kultivuar kanabis.

Mediet e huaja raportojnë se Sadik Kastrati, është një emigrant i paligjshëm që qëndronte në një lagje pranë Derby. Policia u kontaktua nga banorët e zonës të cilët kishin filluar të ndjenin një erë të fortë droge dhe kishin parë lëvizje e zbarkime të shpeshta të furgonave dhe makinave të ndryshme.

Sipas dëshmive të fqinjëve, dritaret e banesës ku qëndronte Kastrati ishin gjithmonë të mbyllura.

Kur oficerët arritën në banesë gjetën Sadik Kastratin i cili po kujdesej për bimët e kanabisit. Afro 11 bimë u sekuestruan nga oficerët, të cilët pohuan se bëhej fjalë për rreth 3.1 kg deri 9.1 kg, të cilat nëse shiteshin në sasi të mëdha arrinin vlerën e 19,980 £ në fund dhe 83,250 £ nëse shiteshin në sasi më të vogla.

26-vjeçari shqiptar ka pohuar se kishte dijeni për kultivimin dhe se ishte një emigrant i paligjshëm në Angli. Kastrati pranoi se ishte shpërngulur nga Shqipëria në tetor 2020 dhe kishte disa muaj që jetonte në Littleover. Ai ka pohuar se ishte urdhëruar të jetonte në adresë nga një bandë shqiptarësh, të cilët ai nuk i kishte takuar deri pak kohë më parë.

Sadik Kastrati ndodhet në paraburgim, ndërsa është paralajmëruar që do të ekstradohet drejt Shqipërisë sapo të lirohet.

Të fundit