Flash News

E-TJERA

Më shtrenjtë në shtëpi apo në restorant? Dilema e shqiptarëve për darkën e Vitit të Ri

Më shtrenjtë në shtëpi apo në restorant? Dilema e

Kriza e çmimeve nuk shpëtoi pa prekur as restorantet. Në kushtet e inflacionit të lartë shqiptarët do të duhet të zgjehdin mes restorantti dhe shtëpisë për të darkuar në natën e ndërrimit të viteve.

Referuar një analize të Scan Tv, duke filluar nga restorantet e thjeshta deri tek ato më të njohura të cilët kanë të përfshira në paketë këngëtar live apo DJ, tavolina për një familje me 4 persona në shtëpi me produktet bazë të shportës do të kushtojë rreth 27.3 mijë lekë një rritje 29.8% më shumë se një vit.

Menuja për restorantet e thjeshta përfshin mesore, 1 pjatë kryesore dhe ëmbëlsirë dhe një pije varion nga mesatarisht 3 mijë e 500 lekë lekë deri në 5 mijë lekë. Ndërsa për restorantet më në zë në kryeqytet menuja përfshin mesore, disa pjata me ushqime dhe pije të ndryshme.

Këngëtaret live dhe DJ që ishin të përfshirë në paketë kanë çmime që variojnë nga 7 mijë lekë e deri në 15 mijë lekë personi.

Krahasuar me vitin 2021 çmimet e resotranteve për këtë vit janë rritur me 13%.

Të fundit