Flash News

E-TJERA

Më shumë se 80 plumba në drejtim të makinës, kush është shqiptari që u ekzekutua mbrëmë në Shkup

Më shumë se 80 plumba në drejtim të makinës, kush
Kamer Idrizi

Kamer Idrizi, është shqiptari që u vra mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.00 në lagjen "Butel", në Shkup.

Ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, kur u ekzekutua nga një breshëri plumbash, raportojnë mediat.

Në drejtim të makinës së 43-vjeçarit shqiptar, u qëllua me më shumë se 80 plumba. I plagosur ka mbetur një 22-vjeçar, i cili ishte me Kamerin në automjet. Ky i fundit ishte një emër i njohur për drejtësinë si një person problematik.

Ai është pronar i një hoteli të madh në Shkup, ku në vitin vitin 2019 disa persona qëlluan me breshëri në drejtim të tij, por 43-vjeçari iu shpëtoi plumbave asokohe.

Të fundit